Futboll Seria A

Al Khelaifi zgjedh Allegrin, problem kontrata me Juven

PSG në kërkim të një trajneri. Sezoni i ardhshëm për klubin parizien me shumë mundësi do ta gjejë skuadrën me një emër tjetër në krye të stolit.

Unai Emery po kalon ditët e tij të fundit te kryesuesit e kampionatit francez. Eliminimi nga Championsi nuk është toleruar, ndaj një alternativë tjetër është kthyer në objektivin kryesor.

Sigurisht që ekipi do të ketë ndryshime edhe në rang lojtarësh, priten disa largime, por njëkohësisht edhe afrime në reparte të ndryshme.

Kohët e fundit kanë qarkulluar shumë emra që mund të marrin drejtimin e PSG, por mes shumë kandidaturave, numri një i klubit parizien, sheiku Naser Al-Khelaifi duket sa përzgjedhur Massimiliano Allegrin, teknikun aktual të Juventusit.

Problem mbetet (gjithmonë nëse edhe vetë Allegri do ta përqafojë idenë e kalimit në kampionatin francez) kontrata që 50-vjeçari ka me “Zonjën e Vjetër”, e cila skadon në vitin 2020. Sidoqoftë, për një skuadër si Parisi, ku paratë nuk përbëjnë problem, zgjidhja gjendet.

Related posts

DEKLARATA E PABESUESHME E TRAJNERIT/ Tuchel: Nuk fitohet kundër Bayernit me…

Delo.autor

Seria A/ Joao Mario nuk është i lumtur tek Interi, kërkon transferimin tek

Delo.autor

KRIJIMI I “EUROPEAN SUPER LEAGUE”/ Federatat bllokadë Realit dhe Juventus: Nuk do ta lejojmë

Delo.autor

Leave a Comment