Moto GP

Johann Zarco drejt Honda/ Pedrosa drejt largimit

Botërori sapo ka nisur por merkatoja e pilotëve është edhe më aktive. Sipas lajmeve që raporton “Sky Sport”, përflitet për një kontakt mes Johann Zarco dhe Hondas.

Piloti francez, i cili bëri një figurë të mirë në Losail, mund të bëhet në këtë mënyrë shoku i ardhshem i skuadrës së Marc Marquez, ndoshta duke nisur që nga sezoni i ardhshëm i Moto Grand Prix. Në këtë mënyrë ai që duhet të bëjë gati valixhet është Dani Pedrosa.

Ashtu siç dihet, Zarco e ka zyrtarizuar prej kohësh prishjen e marrëdhënieve me Tech3-Yamaha, skuadër ku konsiderohej si pasuesi i Valentino Rossit. Të gjitha hipotezat të çojnë te transferimi te skuadra e Hondas.

Ishte vet Zarco, ai që shtoi më shumë edhe këto zëra, i cili në një intervistë deklaroi: “Mendoj se do të pres 3 garat e para dhe më pas do t’iu bëj të ditur më shumë detaje. Paraqitjet e motorit do të jenë një faktor i rëndësishëm.

Po vlerësoj opsione të ndryshme dhe mendoj se skuadra e Honda është një skuadër ëndrrash. Ka qenë gjithmonë bukur ta shikoje këtë skuadër por do të ishte akoma më bukur të kishe Marc Marquez si shok skuadre.” Në garën e parë të sezonit, atë të Katarit, Zarco u rendit në vendin e 8.

Related posts

MOTO GP/ Marquez dorëzon titullin: Ja kush shpallet kampion këtë sezon

Delo.autor

MotoGP/ Rossi përgatit garën e Spanjës: Ja ndryshimi!

Sadik.Autor

Agostini, fituesi rekordmen kritikon sherrin mes Rossit dhe Marquez

Sadik.Autor

Leave a Comment