Futboll

Kombëtarja stërvitet për herë të fundit, Panucci piketon formacionin

Kombëtarja kuqezi ka dalë në fushë paraditen e sotme me një seancë të lehtë stërvitore, ku nuk ka munguar Eros Grezda i cili mesa duket do të jetë gati për të qenë në fushë në këtë ndeshje.

Trajneri Panuçi ka piketuar edhe formacionin me të cilin do të zbresë në fushë në miqësoren e nesërme ndaj Norvegjisë, ku do të jenë tre sulmues.

Strakosha mund ta nisë nga minuta e parë në portës, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen, Hysaj, Lenjani, Mavraj dhe Gjimshiti. Mesfusha do të jetë me tre, ku Xhaka, Qaka dhe Ramadani parashikohen titullarë, ndërsa në sulm Roshit e Grezdës do t’i bashkëngjitet Sadiku ose Balaj.

Trajneri i kuqezinjve, Panucci do të dalë në orën 13:30 me kapitenin e skuadrës në një konferencë për mediat.

Related posts

FIFA “lan në ar” Botërorin e ri të Klubeve

Sadik.Autor

“INTER ISHTE NË GJUMË GJIITHË LOJËN”/ Mbrojtë Skriniar i zhgënjyer: Nuk luhet pa përkushtim dhe…

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Roma mposht Zorya-n, Smalling “HERO” me dopietë historike

Delo.autor

Leave a Comment