Futboll

Mino Raiola: Guardiola, është një trajner i mirë/ Por si njeri nuk është i tillë

Marrëdhënia mes Ibrahimovic dhe Pep Guardiola, kur të dy kanë qenë te Barcelona, nuk ka qenë nga më të mirat. E mban mend shumë mirë Mino Raiola, menaxheri i suedezit, i cili ka sulmuar trajnerin në një intervistë të dhënë për revistën holandeze “Quote”.

“Si trainer është fantastik, por jo sin jeri. Është një frikacak, një qen: bëj si them unë, jo çfarë bëj unë. I tha Zlatan-it të shkonte tek ai nëse do të kishte probleme, por më pas e injoroi dhe nuk e aktivizonte. Nuk e ka përshëndetur as kur e shitën”.

“Ka bërë të njëjtën gjë me Maxwell, që është një djalë i mrekullueshëm, dhe unë i thashë Zlatan ta parkonte Ferrari-n te vendi i trajnerit”.

Mini, në vazhdim, ka zbuluar një prapaskenë lidhur me finalen e Champions League të 2011, kur Ibrahimovic ishte transferuar te Milan dhe Barça fitoi ndaj United: “Kam shkuar dhe e kam kërkuar në dhomat e zhveshjes të Wembley-it, por më ndali Galliani. Një fat i madh për Guardiola-n”.

Related posts

SHQIPËRI-POLONI/ I tërbuar pas faulleve polake, shihni reagimin e Rejas në pankinë (VIDEO)

Delo.autor

NDJEN MUNGESËN E RIVALIT TË PËRJETSHËM/ Messi: Me të, “El Clasico” ishte…

Delo.autor

Matuidi: Juventusi është krenar për atë që bëri në Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment