Futboll Premier League

Harry Kane ska dyshime është lojtari më i mirë në botë”

Harry Kane është vlerësuar si lojtari më i mirë në botë nga bashkëlojtari i tij në Tottenahm, Son Heung-min.

Kane i ka shënuar 24 gola në Premierligë këtë sezon, por forma e jashtëzakonshme e Mohamed Salah të Liverpoolit duket se do t’ia mohojë sulmuesi anglez Këpucën e tretë të Artë.

Trajneri i Spurs, Mauricio Pochettinom vazhdimisht e ka përshkruar Kane si njërin prej sulmuesve më të mirë në botë.

Ndërkohë, bashkëlojtari i tij, Son thotë se Kane është më i miri nga të gjithët.

“Harry Kane është, natyrisht, lojtar shumë i rëndësishëm për Anglinë sepse është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Son për Sky Sport.

“Ky është futbolli, nganjëherë lëndohesh, por si Tottenham na duhet të luajmë pa Harry. Është e trishtueshme por lojtarët tjerë duhet të jenë gati”, shtoi ai.

Related posts

Partizani “gjen” pasuesin e KOTOBELLIT, nisin tratativat me 26-vjeçarin

Sadik.Autor

“PROBLEME” NË HORIZONT/ Vjen ultimatumi për Ronaldon, ka 15 ditë kohë për të marrë masa

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Juventus – Atalanta

Q.Autor

Leave a Comment