Futboll Premier League

Morinho nis planin për United përgatit, 230 mln euro për yjet e Juves, Real dhe PSG

Jose Mourinho do të shpenzojë shumë parà verën e ardhshme për të ndërtuar një Mancheter United fitues. E përditshmja britanike “The Mirror” ka bërë me dije se trajneri portugez do të ketë në dispozicion një shumë prej 200 milionë stërlinash (rreth 230 milionë euro) për të shpenzuar, shumë në të cilën përfshihet edhe shitja e mesfushorit francez Paul Pogba.

Në “Old Trafford” duket se kanë humbur durimin me Pogba, që u ble për 89 milionë stërlina dy vite më parë dhe kanë vendosur ta shesin në merkaton e ardhshme.

Në listën e futbollistëve që do të “hapin krahun” janë edhe Michael Carrick, Ashley Young, Crish Smalling dhe Phil Jones, të gjithë lojtarë që kanë luajtur edhe nën urdhërat e Alex Ferguson.

Trajneri portugez Jose Mourinho

Mourinho e ka të qartë ultimatumin se ai duhet të fitojë patjetër një trofe të rëndësishëm sezonin e ardhshëm, titullin në Premier League apo Champions League, në rast se dëshiron të qëndrojë tek United. Dhe për ta realizuar këtë gjë ai ka vendosur të shesë disa nga lojtarët e “gardës së vjetër” dhe të afrojë disa nga yjet e futbollit aktual.

Në listën e blerjeve të trajnerit portugez janë Raphael Varane e Toni Kroos që luajnë me Real Madrid, të cilët pritet të sjellin kualitetet e duhura në mbrojtje e mesfushën e Manchester United.

Por Mourinho nuk do të ndalet me kaq, pasi synon të marrë Marco Verratti e Marquinhos nga PSG-ja si dhe mbrojtësin brazilian Alex Sandro nga Juventusi. Pra, Mourinho kërkon të blindojë skuadrën e tij të re për të arritur objektivat.

Related posts

ZYRTARE/ Mbrojtësi Nagatomo rikthehet në shtëpi, prezantohet tek skuadra e…

Delo.autor

MILAN-NAPOLI/ Ibra-Mertens, nga këmba e “keqe” te mangësitë ajrore, ja ku çalojnë dy sulmuesit

Delo.autor

NIS PUNA PËR MERKATON TEK PARTIZANI/ Të kuqtë synojnë dy goditjet e bujshme. Ja prapaskenat

Delo.autor

Leave a Comment