Boks

Kristian Prenga fantastik, mposht me “knock out” kanadezin Chemelli

Raundi i dytë ishte vendimtar për fitoren e mrekullueshme të Prengës, pasi, reagimit fillestar të Chemellit, iu kundërpërgjigj me njw goditje “knock-out”-i. E majta e boksierit shqiptar rezultoi e papërballueshme për kundërshtarin e tij. Një fitore e ardhur nëpërmjet një paraqitjeje fantastike dhe nën entuziazmin e shumë tifozëve shqiptarë, të cilët ndodheshin në “Toronto Convention Center” për të mbështetur Kristian Prengën.

Për djaloshin nga Mirdita, i cili zotëron dy tituj kampion Europe dhe një kampion bote në kickbox,  kjo ishte fitorja e 8-të në boksin profesionist, ku 3 prej të cilave kanë ardhur me “knock-out” teknik. Një tjetër arritje për 27- vjeçarin, që po ngjit shumë shkallë në renditjen e përgjithshme, ku tashmë ndodhet  i pozicionuar në vendin e 250 nga 1212 boksierë të rregjistruar në peshat e rënda.

 

Related posts

GJIGANDI SHQIPTAR/ Jurgen Uldedaj në Tiranë për titullin kampion bote në WBO Junior

Isa.Autor

“I PATHYESHMI” TRIUMFON NË MALTË/ Ferit Keta mposht me “KO” rivalin Serb (FOTO)

Delo.autor

Jeff Horn dorëzon titullin, Crawford kampioni i ri i botës në peshën “welter” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment