Futboll

Shkumbin Qormemeti bën goditjen tjetër, merr lojtarin e Kombëtares

Menaxheri i njohur Shkumbin Qormemeti pozoi me lojtarët e tij që përfaqëson te skuadra e Shqipërisë. Ai doli në foto me sulmuesin Bekim Balaj, Odise Roshin, Liridon Latifin, Enis Gavazajn dhe Kristal Abazajn.

Ky i fundit duket se është futur përfundimisht në pjacën dhe menaxhimin e Qormemetit. Ai zotëron agjencinë menaxheriale “Select Sport Management”. Pjesë e agjencisë së tij janë dhe futbollistë të Shpresave si Taulant Seferi dhe Emir Sahiti.

E reja e këtij grumbullimi është afrimi i lojtarit të Luftëtarit që ka nënshkruar me Skënderbeun, Kristal Abazaj.

Ky i fundit i është bashkuar së fundmi agjencisë së Qormemtit. Duket se kalimi te korçarët ka ndikuar në këtë lëvizje, pa harruar faktin se futbollisti synon të largohet drejt Europës. Dënimi i mundshëm i Skënderbeut bën që Abazaj të synojë një largim drejt kampionateve evropiane.

Related posts

Ronaldo zbulon fjalët që i tha djali i tij pasi fitoi ‘Topin e Artë’, e pabesueshme çfarë i ka thënë

Q.Autor

“Djajtë e Kuq” thellojnë rezultatin, shënon Lukaku me një super aksion (VIDEO)

Isa.Autor

Viktima e Erdoganit në futboll: Mesut Özil

Sadik.Autor

Leave a Comment