Të tjera

Majemi tersi i “Numrave 1”, eliminohet edhe Simona Halep

Turneu i Masters i Majemit në tenis duket se nuk ka qenë shumë me fat për “numrat 1” të të dyja kategorive.

Pas eliminimit të Roger Federer, që nga 2 prilli do të humbasë edhe kreun e renditjes botërore, sot i ka thënë lamtumirë turneut amerikan edhe tenistja rumune Simona Halep, numri 1 në botë për femra.

Në raundin tretë të turneut të Majemit, tenistja rumune u mund 2-1 nga polakja Agnieszka Radwanska (3-6, 6-2, 6-3), një fitore me përmbysje e tenistes polake.

 

Por Halep, ndryshe nga Federer, nuk rrezikon të humbasë kryesimin, pasi edhe numri 2 në botë për femra, danezja Caroline Wozniacki, është eliminuar nga Masteri i Majemit.

Për sa i përket tenisteve të tjera pretendente për të fituar në këtë Masters, një paraqitje të mirë po bëjnë spanjollja Garbine Muguruza, bjellorusja Victoria Azarenka, tenistja amerikane Venus Williams dhe ajo çeke Karolina Pliskova, që kanë avancuar për në turin çerekfinal.

Related posts

Ruli shpërthen ndaj Tufit: Duhet të jesh ose injorant, ose shpirtzi!

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Piloti Hamilton paralajmëron Verstappen: S’është i pari që kërkon të më rrëzojë

Delo.autor

“TË ÇARAT NË VETULL E DETYRUAN TË BRAKTISË…”/ Fury merr fitore me gjak përballë Wallin (FOTO)

F.autor

Leave a Comment