Futboll

Real Madrid planifikon skuadrën e 2018/19: Një anësor, një sulmues

Real Madrid po planifikon një tjetër triumf në Champions League. Është i vetmi kompeticon që i ka mbetur dhe ndodhet në një pozicion të mirë për ta bërë këtë. Por klub është duke u përgatitur për sezonin tjetër.

Shumë të rinj të ekipit pritet të largohen në formë huazimi. Bëhet fjalë për Hakimi, Lllorente, Vallejo, Ceballos dhe Mayoral.

Plani, që po dizajnohet me ndihmën e Zinedine Zidane, megjithëse nuk është e sigurt nëse ai do të jetë në krye të klubit për sezonin tjetër, është të blihen pesë lojtarë.

Një mbrojtës i djathtë i ri, një qendërmbrojtës, një mesfushor, një anësor dhe një qendërsulmues.

Madrid ka vendosur të blejë një mbrojtës të djathtë dhe një qendërmbrojtës pasi klubi nuk arriti të zëvendësonte Pepe dhe Danilo që u larguan gjatë verës së kaluar. Objektivi për krahun e djathtë është Alvaro Odrizola nga Real Sociedad, i cili ka një klauzolë 40 milionë euro.

Në mesin e fushës Real ka disa emra në mendje. Weigl i Borussia, Emre Can që i skadon kontrata me Liverpool ose Leandro Paredes i Zenit.

Robert Lewandowski pritet të jetë opsioni i parë i Real Madrid për nr. 9. Vetë polaku kërkon të largohet nga Bayern dhe mesa duket preferon Real Madrid. Një tjetër emër për sulmin është Timo Werner i cili pëlqehet nga Los Blancos. Opsioni i tretë është Harry Kane, por do të ishte shumë e vështirë të bindej Tottenham.

Ndërsa për krahun janë dy emra të mëdhenj. Teksa pritet që Gareth Bale të largohet në fund të sezonit, Real kërkon njërin mes Neymar dhe Salah. Por nuk e kanë harruar as Eden Hazard. Në muajt e ardhshëm pritet të ketë shumë lëvizje në zyrat e klubit.

Related posts

BËN PARASHIKIMIN E BUJSHËM PËR JUVENTUS/ Trajneri Lucescu: Janë një skuadër e madhe, jam i bindur se …

Delo.autor

Boshti i ekipit/ Kamza e nis me veteranin e Luftëtarit, thërret dhe një “student”

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Pas një asist nga Olmos, Ojarzabal ndëshkon Kroacinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment