Qëndrimi i shkurtër madrilen i Dybala lë ende vend për diskutime në Spanjë. I evidentuar në fillm të javës në kryeqytetin iberik, zërat fillestarë insistonin për një takim të mundshëm me drejtuesit e Real Madrid, por më vonë, fantazisti argjentinas i Juventus shkoi të darkonte me Diego Pablo Simeone, bashkëkombasin e tij, njëherësh trajner i Atletico Madrid.
Një takim kokë më kokë, që sipas asaj që raportonte “Marca” shprehte hapur interesimin direkt të klubit bardhekuq për 24-vjeçarin e Juventus.

Por, Dybala ka profiling ideal për pretendimet e Atletico, që do të ishte e gatshme të shtonte 20 milionë, mbi 100 milionët që do të buronin falë klauzolës për shitjen e Griezmann. Në këtë pikë, do të nevojitet vetëm pritja për të parë si do të reagojnë kampionët e Italisë përballë ofertës prej 120 milionë euro”, citohet “Sport”.
