Futboll Seria A

Ka një arsye pse Mauro Icardi nuk do të shkelë kurrë në “Bernabeu”

Real Madrid nuk do të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Inter Mauro Icardi nëse gruaja e tij Wanda Nara është pjesë e bisedimeve, raportohet në mediat spanjolle.

Argjentinasi në shumë pikëpamje është pasardhësi ideal i Karim Benzema, teksa ai sapo ka mbushur 25 vjeç muajin e kaluar, por ka shënuar 103 gola në Serie A në vetëm 180 ndeshje.

Ka një klauzolë lirimi 120 milionë euro, por Diario Madridista pretendon se ka një arsye pse Mauro Icardi nuk do të shkelë në Bernabeu.

Sugjerohet se klubi nuk do të negociojë me Nara, e cila është gruaja dhe në të njëjtën kohë agjentja e lojtarit, megjithëse situata mund të ndryshojë nëse një ndërmjetës i besueshëm do të futej në bisedime.

Ajo nuk është agjentja e futur në listën e zezë të Real Madrid, teksa Los Blancos kanë refuzuar të bëjnë marrëveshje me Mino Raiola.

Related posts

HEROI I KUPËS SË BOTËS 2014/ Gotze ka akoma një ëndërr, ja çfarë do të bëjë para se të tërhiqet

Delo.autor

LIVE/ Rayo Vallecano-Real Madrid, Embarba kalon vendasit në avantazh

Delo.autor

“INTER ËSHTË PADYSHIM RIVAL I FORTË”/ Legjenda Pirlo bën llogaritë: Titulli i vështirë për “Zonjën e Vjetër”pa…

Delo.autor

Leave a Comment