Futboll Seria A

Allegri fiton “Stolin e Artë”: Tranjeri i ka uruar të gjithë, përveç Sarri-t

Massimiliano Allegri ka fituar çmimin “Stoli i Artë” për sezonin 2016-17. Ai ka lënë mbrapa Gasperini-n dhe Sarri-n. Kjo është hera e e tretë që trajneri i Juventus e fiton këtë çmim në karrierën e tij, pas atyre të marrë në sezonin 2008-09 me Cagliari-n dhe 201011 me Milan-in, kur fitoi titullin. I krijuar në 1993-in, “Stoli i Artë” është fituar tri herë nga Fabio Capello dhe Antonio Conte. Kështu, Allegri i ka arritur në krye të renditjes.

“Falënderoj lojtarët, klubin, që çdo vit më vë në dispozicion një organikë cilësore, dhe stafin tim”, ka thënë Allegri Më pas, ai i ka uruar fat të gjithë trajnerëve të tjerë për fundin e sezonit dhe, duke bërë shaka, “më pak Sarri-t”.

I pyetur në lidhje me Juventus-Milan, ndeshja e radhës në kampionatin italian, ai ka thënë: “Do të jetë një sfidë e vështirë, ne duhet të kthehemi menjëherë te fitorja. E ardhmja ime? Kam një kontratë deri në 2020-ënme Juventus-in dhe këtu ndihem shumë mirë. Më pas, dihet, e ardhmja e trajnerëve varet gjithmonë nga rezultatet”.

Related posts

“SUNING” NË KRIZË TË THELLË EKONOMIKE/ Presidenti i Inter: Në vitin 2021 duhet të vazhdojmë të forcojmë dhe…

Delo.autor

“VETËM MESSI KA MË SHUMË”/ Tifozi grumbullon rekordet e argjentinasit (FOTO)

Delo.autor

Në Francë zbulojnë dy superklubet europiane, që synon të drejtojë Wenger

Isa.Autor

Leave a Comment