Formula 1

Netflix po bën një dokumentar mbi Formula 1

Netflix ka marrë përsipër angazhimin për të forcuar dhe zgjeruar përmbajtjen e saj sportive. Në ndihmë të kësaj deklarate vjen dhe lajmi për dokumentarin me seri mbi Formula 1.

Me praninë e James Gay-Rees (regjizorit të “Senna”), tani si producent ekzekutiv, seritë e reja do të ofrojnë akses ekskluziv tek shoferët, lidershipi i ekipit, si dhe mbi strukturën e menaxhimit të vetë ligës.

Teksa Amazon vazhdon të shtojë volum në librarinë e saj sportive, lëvizja e Netflix në garat automotive ishte lëvizje e detyruar pasi emisioni “The Grand Tour” i ish-moderatorëve të “Top Gear” tërhoqi shumë vëmendje pas partneritetit me gjigandin botëror të shitjeve online. Nëse gjithçka shkon sipas planit, produkti do të jetë gati për transmetim në fillim të 2019.

Related posts

INCIDENTI VETTEL-LECLERC/ Ja si “shpërthyen” pilotët e Ferrarit në radio (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA E ISH-PILOTIT TË F1/ Alonso nis një tjetër aventurë të çmendur, zbarkon në garat… (FOTO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton thumbon Verstappen: S’ka përvojë, titulli s’fitohet në një kthesë

Delo.autor

Leave a Comment