Futboll La Liga

Lumturi e madhe për Sergio Ramos, bëhet baba për herë të tretë

Lajme të mrekullueshme për Sergio Ramos-in. Mbrojtësi i Real Madridit në fillim hyri në histori sepse ndaj Gjermanisë zhvilloi takimin e 150 me fanellën e kombëtares spanjolle. Kurse ditën e diel kapiteni i “Galaktikve” u bë baba për herë të tretë.

Bashkëshortja e tij, Pilar Rubio, solli në jetë një djalë. Mbrojtësi e dha lajmin në profilin tij në Instagram. “Me emocion dhe lumturi ju prezantojmë Alejandro Ramos Rubio. Ai lindi ditën e diel në 18:24 dhe peshon 3.1 kg.” Fëmijët e tjerë të çiftit janë Sergio Ramos Jr dhe Marco, të lindur në 2014 dhe 2015.

Related posts

“SPIDERMAN” NË DERBIN E KOLUMBISË/ Portieri ndal tre predha në dy sekonda (VIDEO)

Delo.autor

NUK ËSHTË MBAPPE/ Zidane mendon për sulmin, gjen zëvendësuesin ideal të Benzemasë!

Delo.autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Tottenham “trullos” Chelsean dhe kalon në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment