Futboll Premier League

Stones nuk është i lumtur tek Manchester City, dëshiron më shumë minuta.

Mbrojtësi anglez, John Stones, thotë se po kalon nëpër kohë të vështira te Manchester City, pasi ka humbur besimin e Pep Guardiolas, çka i ka kushtuar me vendin e titullarit.

23 vjeçari u transferua në Etihad për 47.5 milionë euro, duke u shndërruar në një ndër mbrojtësit më të shtrenjtë në histori, por këtë edicion nuk po favorizohet nga Guardiola.

Kur u pyet për situatën aktuale, ai u përgjigj: “Është e vështirë”.

“Çdo lojtar dëshiron të luajë çdo javë. Por, kam pasur ndeshje dhe kam luftuar, kjo është e gjitha çfarë mund të bëj. Të stërvitem shumë, të vazhdoj të punoj dhe kur të kem shansin, ta shfrytëzoj, këtë kam bërë gjithmonë dhe do të vazhdoj ta bëj”, shtoi Stones.

Stones ka luajtur vetëm 16 ndeshje këtë edicion në Premierligë. Ky është sezoni i dytë te Man City, por ende nuk e ka gjetur golin e parë.

Related posts

SHKRUAN HISTORINË ME KOMBËTAREN/ Elseid Hysaj lë pas Lorik Canën dhe bëhet lojtari me më shumë ndeshje

F.autor

LIGUE 1/ PSG-Angers, Parisi ka fituar çdo ndeshje të kampionatit në shtëpi

Q.Autor

MBYLL AVENTURËN PAS NJË SEZONI AZERBAJXHAN/ Sabien Lilaj: Rikthehem tek Skënderbeu nëse…

Delo.autor

Leave a Comment