Futboll La Liga

7 fjalët që i duheshin Messi-t për të bindur Paulinho-n të kalonte te Barcelona

Tani janë shokë ekipi, por verën e kaluar Paulinho dhe Lionel Messi u përballën kokë më kokë te Argjentina në një miqësore, nëse mund ta quajmë kështu një ndeshje mes Argjentinës dhe Brazilit.

Gjatë një goditjeje dënimi në favor të Brazilit, Messi i erdhi nga pas mesfushorit duke bërë një koment që vetëm ai mund ta bëjë.

“A do vish te Barcelona apo jo?”

Në një intervistë me El Periodico, Paulinho pretendon se këtë janë fjalët që i ka thënë Messi kur ai po bëhej gati të godiste topin.

“Isha duke u përgatitur për të goditur encen me Willian dhe një lojtar tjetër që nuk e mbaj mend. Papritmas, shoh Messi-n pas meje, i cili më afrohet dhe më thotë: ‘A do vish te Barcelona apo jo?’ Ai ma tha këtë pak përpara se të godisja encen.

“Çfarë i thashë? Nëse do të më marrësh, atëherë do të vij.’ U emocionova aq shumë sa që i thashë Willian ta godiste ai encen.”

Messi gjithmonë atë që kërkon. Paulinho nuk e goditi encen dhe u bë një lojtar i Barcelona-s disa muaj më pas.

Related posts

Suarez i kundërpërgjigjet Griezmanit: Ai nuk e di çdo të thotë të jesh uruguajan

Isa.Autor

Sezoni kontrovers i Flamurtarit, Europa ende objektiv i arritshëm

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Barcelona kërkon një përgjigje për zbarkimin e Mbappe në Spanjë, Xavi është fiksuar me…

Delo.autor

Leave a Comment