Futboll

Courtois sulmon Van Gaal: Mos fol për gjëra që nuk merr vesh

Thibaut Courtois i Chelsea-t ka paralajmëruar Louis van Gaal të mos flasë për portierët pas kritikave të i bëri në përfundim të ndeshjes ndaj Barcelona-s.

Me Lionel Messi-n që i kaloi topin dy herë poshtë këmbëve, Courtois mori shumë kritika dhe pyetje të sikletshme.

Ish-trajneri i Barcelona dhe Manchester United Van Gaal ishte një nga analistët që e kritikoi portierin belg në Ziggo Sport: “Ndeshja u kthye përmbys pas gabimit të Courtois (për golin e parë të Messit) që unë mendoj se ishte një gafë.

“Po të kishte trajner Frans Hoek (ish-trajneri i portierëve të Manchester United), ai nuk do ta kishte pësuar atë gol. Kjo nuk duhet të ndodhë.”

Van Gaal nuk ishte i vetmi që bëri komente të tilla, por Courtois më në fund është kundërpërgjigjur duke vënë në dyshim njohurinë e tij për portën.

“Kur dëgjoj të ashtuquajturit ekspertë duke folur, mendoj se ata nuk dinë asgjë për portierin – për shembull Van Gaal nuk duhet të flasë për portierët.”

Related posts

HEQ DORË NGA ICARDI/ Marotta gjen zëvendësuesin e yllit, ja shifra

Delo.autor

LIVE/ Teuta-Partizani, Kallaku dyfishon për “durrsakët” me 11-metërsh

Delo.autor

ANALIZON PLANIN PËR “EUROPEAN SUPER LEAGUE”/ “Gazzetta dello Sport” rreshton faktet, pse Superliga ka vdekur pa lindur akoma…

Delo.autor

Leave a Comment