Futboll Seria A

Higuan shpalos objektivin: Ja çfarë dua të arrij me Juventusin

Honzalo Higuain mund të qëndrojë deri në fund të karrierës së tij te skuadra e Juventusit. Kjo nuk është një dëshirë apo hipotezë, por një gjë shumë konkrete.

Higuan, aktualisht 30 vjeç, ndihet si në shtëpinë e tij në Torinon dhe ka një objektiv të qartë: Të jetë ndër 10 shënuesit më të mirë të historisë së Juventusit. Këtë gjë e ka bërë kudo ku ka luajtur.

Kam luajtur te Real Madrid dhe hyra në listën e 10 shënuesve më të mirë të klubit. Po ashtu edhe te Napoli, jam ndër 10 shënuesit më të mirë, madje edhe në kombëtaren e Argjentinës.

Tani shpresoj që këtë fgjë ta realizoj edhe te Juventusi”, u shpreh Higuain, që me fanellën bardhezi ka realizuar 54 gola, ndërkohë që në vendin e 10-të të golashënuesve është Federico Munerati, me 113 gola.

Pra, për “El Pipitën” janë edhe 59 gola për t’u realizuar për të arritur objektivin, gjë që mund ta realizojë luan edhe 3-4 sezone me Juventusin, çka do të thotë deri në moshën 34-vjeçare, mosha e duhur për të lënë futbollin. Për një futbollist të moshës së tij ku mund të jetë objektivi më i rëndësishëm i karrierës së tij.

Related posts

”LUFTETARI”, Ndoj shënon një supergol për t’i dhënë kryesimin ekipit të tij në Itali (VIDEO)

Sadik.Autor

EFEKTI PIOLI DHE “MAGJISTARI” IBRA NË DERBI/ Milan rikthehet i vetëm në krye pas 8 vitesh

Delo.autor

Nga pikë e dobët në pikë kyçe, ja metamorfoza e Çalhanoglusë

Sadik.Autor

Leave a Comment