Futboll

Ronaldo dështon ta bëjë qoftë edhe një goditje të vetme drejt portës kundër Holandës

Jo shumë klube apo kombëtare e kanë fatin e madh ta ndalin Cristiano Ronaldon në vitin 2018.
Megjithatë, Holanda e bëri pikërisht këtë dhe madje edhe më shumë të hënën mbrëma, mbrojtësit e të cilës u përkujdesen që Ronaldo ta ketë njërën prej performancave më të dobët të sezonit në fitoren 3-0 ndaj Portugalisë, transmeton Express.

Holanda e fitoi miqësoren ndaj Portugalisë në stadiumin e Gjenevës “Stade de Geneve”, të hënën mbrëma falë golave të shënuara nga Memphis DEpay, Ryan Babel dhe Virgil van Dijk.

Megjithatë, për pesë herë fituesin e Topit të Artë ishte një natë për ta harruar jo vetëm për shkak se Kombëtarja e tij humbi keq.

Por, sepse ai nuk ia doli ta bëjë asnjë goditje në drejtim të portës kundërshtare për herë të parë këtë sezon në të gjitha garat për Real Madridin dhe Portugalinë.

Related posts

JUVENTUS NDEZ MERKATON/ Kërkohet një zëvendësues për Dybala, 3 emra në tavolinë

F.autor

SYTË E SHQIPTARËVE NGA PLAY OFF I BOTËRORIT/ Nga kundërshtarët e mundshëm te datat e ndeshjeve, gjithçka duhet të dini

F.autor

AJAX TALLET ME KAPITENIN RAMOS/ Ky i fundit ia kthen në mënyrë të përkryer…

Delo.autor

Leave a Comment