Futboll

Panuçi: Kam fjetur shumë pak mbrëmë, nuk tërhiqem nga loja sulmuese

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, doli sot në një konferencë para gazetareve ku foli për humbjen në sfidën miqësore ndaj Norvegjisë.

“Ishte thjesht një ndeshje një miqësore. Zhvilluam disa eksperimente, për të parë, në qoftë se do të jenë gati për ekipin Kombëtar apo edhe për në qershor.

Më dha shumë mësime një ndeshje e tillë. Nuk më pëlqen asnjëherë të humbas. Kam fjetur shumë pak mbrëmë. Humbja me Norvegjinë ishte një mësim shumë i madh.”

Lojtarët e rinj- Kam qenë koshient dhe në dijeni të kësaj miqësore. Nuk mendoj që i kam djegur 2 dëmtime. Ka bërë mirë Bare, u ndjeva mirë që u konfrontua me kundërshtarin. Në fund të fundit dua ta ndijë. Qakën e pashë të emocionuar. E dija që do të rrezikoja me Mavrajn edhe Ajetit. Po ishte një miqësore. Ramadani bërë mirë. Edhe Lika punon shumë dhe e vlerësoj si një element që mund të jetë pjesë e skuadrës.

Natyrisht kam sensacionin që me pak kohë në dispozicion do bëjmë diçka ndryshe. Nuk kthehem mbrapa. Është një opsion për të luajtur 4-3-3. Kam disa ide. Ishte më skuadër kundërshtari. Në miqësoret në Zvicër do të bëjmë disa ndryshime. Unë nuk tërhiqem”.

Related posts

SYNON PËRFORCIME NË EKIP/ Xavi kërkon të bëjë Barcelonën me krahë, zbulohen objektivat

Delo.autor

DHUNUAN ZYRTARIN E PUTIN/ Gjykata jep DËNIMIN E RËNDË për futbollistët RUS

Isa.Autor

“SHËNON GOLA ME… BRESHËRI”/ BARCELONA me STATISTIKAT të “frikshme”

Isa.Autor

Leave a Comment