Bundesliga Futboll

Vonon rinovimi me Bayernin, Robben kërkohet nga Besiktasi

Me të gjitha mundësitë, Arjen Robben do të largohet nga Bayerni i Mynihut këtë verë. Kontrata e 34-vjeçarit me klubin bavarez skadon në fund të këtij sezoni. Pak kohë më parë shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, tha se vetëm në muajin prill do të nisin bisedimet me Robbenin për të përcaktuar ekzaktësisht të ardhmen e tij.

Kjo do të thotë që mundësia që Robben të mos vazhdojë në “Allianz Arena” është e madhe. Këtë rast kërkon të shfrytëzojë më së miri Besiktas, që sipas mediave turke, i ka dërguar sinjale gjermanëve për interesin ndaj shërbimeve të holandezit.

Related posts

NGA CIGARJA TEK POLITIKA/ Ja “alfabeti” i trajnerit Maurizio Sarri

Delo.autor

Juventus në garë për Bellerin, gati transferimi në verë

Q.Autor

RËNIE DRASTIKE/ Talenti shqiptar largohet nga Seria A, firmon në Serinë C

Isa.Autor

Leave a Comment