Futboll Seria A

Vetëm Milani mund ta bëjë, fut në luftë fuqitë e mëdha

Situata ekonomike ka rinisur sërish që të jetë problematike për Milanin, me presidentin Yonghong Li, i cili po has vështirësi pas falimentimit të një prej kompanive kryesore të tij në Kinë. Por kur bëhet fjalë për një skuadër të madhe si “Djalli”, të interesuarit janë të shumtë.

Me të marrë vesh për problemet financiare për klubin e njohur italian, në lojë u fut biznesmeni rus Alisher Usmanov. Aktualisht ai është aksioneri i skuadrës së Arsenalit, por ka shprehur gatishmërinë që të investojë në klubin e Serie A. Por nuk mund të mungonte edhe amerikani në këtë situatë. Sipas “Corriere dello Sport”, miliarderi amerikan Stephen M. Ross, ka nisur që të marrë në konsideratë që të marrë drejtimin klubit.

Ai në SHBA është mjaft i njohur, sepse ka në pronësi skuadrën e futbollit amerikan Miami Doplhins. Stephen M. Ross është 78 vjeç dhe pasuria e tij shkon deri në 7.4 miliardë dollarë. Ai e nisi biznesin në sektorin imobiliar pasi themeloi kompaninë “Related Companes” në 1972 ku edhe u bë mjaft i suksesshëm

Pasioni i tij për sportin njihet, ndërsa ai për futbollin ka lindur së fundmi. Në 2013 ai krijoi International Champions Cup (IÇ), turneun midis skuadrave më të njohura botërore, me takimet që zhvillohen ën verë në SHBA, Kinë dhe Singapor.

Vetëm për këtë turne ai investoi mbi 100 milionë dollarë. Ëndrra e tij madhe është që të krijojë një kampionat me 24 klube nga të pesta kontinentet. Ky është një hap drejt globalizimi të futbollit, që pritet që të realizohet në të ardhmen. Gjithsesi si fillim, ai ka për synim që të hedhë një hap në Serie A, duke blerë një klub prestigjioz si Milani. Kështu listës së kandidatëve për të marrë drejtimin e “Djallit” përveç Usmanov e Saeed Al-Falasi i shtohet edhe amerikani.

Related posts

Mundi Flamurtarin dhe ngjiten në krye të tabelës, MËRGJYSHI i gëzohet fitores: Ja pse i morëm 3 pikë

Isa.Autor

SUSO REALIZON GOLIN E PARË TË SEZONIT/ Ja “PERLA” për ish-milanistin që i jep fitoren Sevillas (VIDEO)

Delo.autor

“PEREZ BËN GATI ÇMENDURINË E RADHËS”/ REALI kërkon sulmuesin e Man Cityt

Isa.Autor

Leave a Comment