Futboll Premier League

Mesfushori i Liverpoolit/ Emre Can kritikon ashpër mediat

Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, i ka goditur mediat, për siç thotë ai, publikimin e lajmeve të rreme në lidhje me kërkesat e tij për pagë.

Përfaqësuesi gjerman është lidhur ngushtë me disa klube, ndër to Manchester Cityn, Juventusin dhe Bayern Munichun, teksa kontrata me Liverpoolin e skadon në fund të këtij sezoni.

Mediat angleze kanë raportuar se Liverpooli do t’i ofrojë atij rreth 230 mijë euro në javë për ta bindur të qëndrojë në “Anfield” dhe 24-vjeçari thotë se është lodhur nga këtu spekulime.

“Jam kthyer nga obligimet me Kombëtaren gjermane dhe po punoj për t’u kthyer nga lëndimi”, ka shkruar Can në Instagram.

“Lajme interesante për mua në media! Nuk do të komentoj më rreth lajmeve të rreme apo thashethemeve! Mëzi pres të kthehet në fushë sa më shpejt”, ka shtuar ai.

Related posts

10 klubet më të pasura në botë: I pari si gjithmonë Manchester City

Q.Autor

55 MILIONË EURO NË SEZON/ Manchester United arrin super marrëveshjen 5-vjeçare me

Delo.autor

SFIDA FINALE CHAMPIONS NË MADRID/ Heung-Min Son “thumbon” Liverpool: Zogu im më i mirë se… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment