Futboll La Liga

Gareth Bale mund të largohet këtë verë, United ka shfaqur interes për futbollistin nga Uellsin

Real Madrid e dëshiron Gareth Balein jashtë skuadrës dhe për këtë ata i kanë vënë një çmim

Trajneri i Realit, Zinedin Zidane është duke menduar përforcimin e Realit me emra të rinj gjatë verës dhe paratë nga shitja e Bale mendon ti shpenzojë për blerjen e lojtarëve të rinj.

Sipas tabloidit The Sun, “Los Blancos” kërkojnë së paku 88 milionë funta për Bale në mënyrë që këto para ti shfrytëzojnë për transfere të reja.

E ardhmja e uellsianit në Bernabeu është spekuluar për muaj të tërë.

Pavarësisht se ai ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2022, 28 vjeçare nuk ka treguar shumë për gjigantët e La Ligas.

AS, një media tjetër e afërt me Realin shkruan se presidenti Fiorentino Perez do të lejojë largimin e tij në fund të këtij sezoni.

Por, jo për një shumë më të vogël se 88 milionë funta (afër 100 milionë euro), një shumë që është e përafërt me atë që Reali kishte paguar për të në vitin 2013.

Raporti në këtë media thotë se shefi i “Los Blancos” e shihte Bale si trashëgimtarë afatgjatë të Ronaldos në Real, por që ai ka dështuar ti tregojë pritjet e tij.

Related posts

 E RËNDË/ Futbolli ITALIAN në ZI: Lojtari i NJOHUR gjendet i VDEKUR në garazh

Isa.Autor

HISTORIKE! Teuta, superkampione e Shqipërisë për herë të parë

Delo.autor

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Zbulohet trajneri i ardhshëm i Flamurtarit, në stol do të ulet…

Delo.autor

Leave a Comment