Futboll Seria A

Cagliari-Fiorentina, vendasit s’fitojnë në kampionat prej 4 ndeshjesh

Cagliari do të presë Fiorentina-n në javën e 18-të të kampionatit italian (e premte, 20:45). Ekipi sard ka qenë i pafat në ndeshjen e fundit të kampionatit të humbur 1-0 në minutën e 93-të kundër Roma-s. Ajo ka qenë ndeshja e tyre e katërt pa fitore në Serinë A dhe do ta kenë të vështirë t’i japin fund kësaj ecuria kundër Fiorentina-s.

Këta të fundit po zhvillojnë një sezon me shumë ulje-ngritje. Aktualisht ata nuk kanë pësuar asnjë humbje në gjashtë ndeshjet që kanë luajtur në të gjitha kompeticionet.

Vjollcët kanë, gjatë këtyre ndeshjeve, kanë arritur të marrin një barazim befasues pa gola në “San Paolo” dhe një fitore 3-2 në shtëpinë e Sampdoria-s, në 1/8-at e Kupës së Italisë.

Për sa i takon përballjeve të drejtpërdrejta, Fiorentina ka pasur më shumë sukses ndaj ekipit sard. Por pjesa më e madhe e fitoreve të toskanëve kanë ardhur para publikut vendas, ndërsa në 18 takimet e fundit të luajtura në shtëpinë e Cagliari-t, ata kanë arritur të marrin vetëm 4 fitore.

Ndeshja e sezonit të kaluar, e luajtur në fushën e Cagliari-t, ka dhuruar tetë gola, me Fiorentina-n që ka fituar 5-3.

Related posts

DËMTIMI I LOJTARIT TË CHELSEAT/ Brazili mungesë të madhe në finalen e Copa America

Delo.autor

“TË PAAFTË…”/ Alegri justifikon barazimin: Napoli luajti me të gjithë titullarët, ashtu si ne

Delo.autor

Video tronditëse “SHOKON” Moskën: Sulmi i aksidentit ishte i qëllimshëm…(VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment