Futboll

Shpresat zhgënjejnë sërish, mbeten të parafundit

Shqipëria U-21 pësoi humbjen e dytë brenda 4 ditëve, ndaj Sllovakisë, këtë herë në Zilina, me rezultatin e thellë 4-1. Vendasit dominuan sfidën dhe arritën të shënonin dy gola në pjesën e parë, ndërsa në fillim të së dytës ishte sërish Rey Manaj që shënoi në portën e sllovakëve dhe rihapi takimin përkohësisht.

Gjithsesi, vendasit e dërguan edhe dy herë të tjera topin në rrjetën e portës së Kastratit, konkretisht në minutat e 71’ dhe 74’, duke mbyllur takimin dhe marrë një tjetër 3-pikësh.

Në 15 minutat e fundit, kuqezinjtë u zgjuan dhe krijuan një mori rastesh për gol, por tashmë ishte shumë vonë për të ndryshuar rrjedhën e takimit.

Me këto dy fitore, Sllovakia konsolidon pozitat në vendin e dytë të renditjes, ndërsa Shqipëria e Bushit mbetet në vendin e parafundit, duke lënë pas vetëm Estoninë.

Related posts

MES TYRE EDHE DISA SHQIPTARË/ Historia e dhimbshme e futbollistëve refugjatë të ikur nga lufta (FOTO)

Isa.Autor

DO LUAJ ME ZAPATËN/ Gattuso: Nuk ka më justifikime për MILANIN, me LAZION do…

Isa.Autor

LAÇI-PARTIZANI/ Rast i artë shënimi, e pabesueshme çfarë shpërdorojnë kurbinasit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment