Futboll La Liga

Nuk do të ketë rikthim te Reali, mbrojtësi injoron zërat

Mbrojtësi i Chelsea, Marcos Alonso nuk po i kushton rëndësi zërave të merkatos që e lidhin të ardhmen e tij me rikthimin te Reali i Madridit. 27-vjeçari, ka lindur dhe është rritur në kryeqytetin Spanjoll, dhe iu bashkua akademisë së Los Blancos, si një i ri premtues.

27-vjeçari regjistroi vetëm një paraqitje me Real Madrid dhe pas Alonso u huazua te Bolton e Fiorentina ku ra në sy me performancën e mirë. Chelsea e risolli në Premier League në vitin 2016 dhe që në vitin e parë me Blutë e Londrës ai shijoi fitoren e titullit kampion.

Tashmë zërat e merkatos e lidhin me një rikthim sërish në radhët e Galaktikëve. Gjithsesi duket se diçka e tillë nuk është aspak në mendjen e lojtarit, i  cili është i përqëndruar në të tjera gjëra.

“Nuk e kam marrë parasysh këtë mundësi. Unë thjesht përpiqem të jap më të mirën time për skuadrën ku jam.” Më pas Alonso foli edhe për ekspericën e tij të kaluar te Real Madrid, “Unë bëra debutimin tim me Manuel Pellegrinin në 2009/2010, dhe në arë verë pata mundësinë të transferohesha në Premier League. Nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kisha qëndruar.

Unë jetoj në të tashmen.” Dhe kjo e tashme është Chelsea, ku ai ka shënuar 7 gola për këtë sezon, si mbrojtës që është, që është një arritje e mirë personale për të, por Blutë e Londrës nuk ia kanë dalë mbanë të  konsolidohen si grup, njësoj si te suksesi i 2016-2017. “Në Angli, pasi rë fitosh titullin e Premier League është normale që më pas të kesh një vit të vështirë, sidomos me nivelin që po mban Manchester City këtë sezon” u shpreh lojtari.

Related posts

GUXIM I “ÇMENDUR”/ Panenka nga pika e bardhë në minutën e 98, që vendoste titullin në Brazil (VIDEO)

Delo.autor

(FOTO) Mkhitaryan arrin në Londër

Q.Autor

DOUGLAS COSTA U KTHYE TEK BAYERN/ Lamtumira nga Italia i kushton shtrenjtë sulmuesit brazilian

Delo.autor

Leave a Comment