Futboll Seria A Sport

MERKATO E NXEHTË/ Perisic, tjetër “jo” ndaj Man United, teksa fillon telenovela “Vidal”

Aksi Mynih-Milano-Manchester mund të ndezë ditët e ardhshme të merkatos së lojtarëve. Ka avionë që mund të fluturojnë në këto drejtime, por edhe avionë që nuk do të nisen kurrë. Emrat që qarkullojnë më shumë janë ato që Arturo Vidal dhe Ivan Perisic. Më pas, si rrjedhojë e tyre, do të vendoset edhe e ardhmja e Vecino, Zappacosta, Vrsaljko dhe Joao Mario.

E nisim me diçka të sigurt: Inter do të nisë gjithçka nga Ivan Perisic. Kroati, finalist i Kupës së Botës, është mes futbollistëve që vrapoi më shumë në Botëror dhe një pikë e fortë për trajnerin Spalletti. Në ndeshjen e fundit të sezonit 2016/17, Perisic bëri një xhiro vrap rreth “San Siro” duke përshëndetur të gjithë tifozët, u mendua se kalimi i tij te Manchester United ishte i sigurt, por kjo nuk ndodhi.

Edhe sivjet situata u përsëri. “Për herë të dytë, Perisic i thotë “jo” Manchester United,” – titullonte sot “The Mirror”.

Në këto kushte, “djajtë” kanë nisur garën me Inter për të marrë Arturo Vidal. Bayern Munich ka pranuar se e shet lojtarin nëse ndonjë klub vendos të paguajë 30 milionë euro. Kiliani merr 7 milionë euro në sezon. Këto shifra janë lehtësisht të përballueshme nga United.

Nga ana tjetër, drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilio është parë me menaxherin e futbollistit Felicevich. Megjithatë, përpara se të nisë sulmin për Vidal, Inter është i detyruar të shesë njërin mes Vecino (pëlqehet edhe nga Chelsea) dhe Joao Mario (më i vështirë për t’u “ngecur”).

Related posts

Balotelli do qëndrojë te Nice, e konfirmon presidenti Rivere

Q.Autor

SHKËLQEU NË KAMPIONATIN TURK/ Vedat Muriqi përzgjidhet në formacionin më të mirë të… (FOTO)

Delo.autor

E PAPRITUR/ Çfarë po ndodh? Guardiola mbërrin në zyrat e Bayern me taksi…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment