Formula 1

Gara e Australisë, zbulohet komunikimi i Raikkonen me Ferrari-n: Mos ma fusni në këtë mënyrë!

“Mos ma fusni në këtë mënyrë!”

Britma e alarmit të Kimi Raikkonen ka ardhur në xhiron numër 23, kur ishte ndalur në bokse, ndërsa Vettel ishte akoma në pistë me gomat e para (ndalesa e tij do të vij në xhiron e 26-të, nën regjimin e Safety Car).

Në dialogun me Carlo Santi-n, inxhinieri i tij i ri i pistës, Kimi ka shpërthyer. Ka riparo fantazmat e vjetra, lojërat e vjetra të skuadrave për ta vënë në vështirësi (Gara e vitit të kaluar në Montekarlo është një plagë e pashëruar për Kimi-n).

Liberty Media ka publikuar dialogun që piloti ka pasur me ekipin në bokse: “Na duhet më shumë shpejtësi Kimi, Seb po xhiron me 28”5, ndërsa ti me 28”7”.

Raikkonen: “Ai është ndalur, apo jo?”

Bokset: “Akoma jo”

Raikkonen: “Pak më parë më thatë se situata është e qetë, mos ma fusni në këtë mënyrë!”.

Por strategjia e Ferrari-t nuk ishte ideuar për t’ia futur Kimi-t. Ishte ideuar për të pritur momentin e duhur. Që edhe mund të mos kishte ardhur. Fati (i paraqitur në formën e gabimeve të Haas) ka ardhur dhe Ferrari ka përfituar. Por më shumë se t’ia fuste Kimi-t, ia ka futur Hamilton-it…

Related posts

FORMULA 1/ Red Bull u tërheq veshin pilotëve: Të dy fajtorë për aksidentin

Sadik.Autor

FORMULA 1/ E jashtëzakonshme në Abu Dhabi, Max Verstappen kampion bote

Delo.autor

FORMULA 1/ Apelimi i Ferrarit hidhet poshtë, fitorja në Kanada i takon Hamilton

Delo.autor

Leave a Comment