Formula 1

Vettel zbulon se kush mund të jetë piloti ri i Ferrarit

Sebastian Vettel do ta mirëpriste Daniel Ricciardo si shokun e tij të ardhshëm të skuadrës. Të dy pilotët ishin bashkë gjatë vitit të parë kur Ricciardo iu bashkua skuadrës së Red Bull, pasi u largua nga Toro Rosso në vitin 2014 dhe zuri vendin e Mark Webber. Edhe Sebastian Vettel atë kohë garonte për skuadrën austriako-angleze. Më pas gjermani kaloi te Ferrari në fund të sezonit të 2014, ku përflitej për një marrëdhënie jo të mirë me pilotin australian.

Megjithatë 4 herë kampion i botës mendon se tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe marrëdhëniet janë përmirësuar me kalimin e viteve. Kontrata e Ricciardo me Red Bull skadon në fund të vitit dhe 28-vjeçari nga ana e tij nuk e ka fshehur dëshirën se ka ardhur momenti që të rivalizojë seriozisht për titullin kampion, dhe këtë gjë synon ta arrijë me kontratën e re, që do të firmosë.

28-vjeçari është përfolur për një transferim të mundshëm te Mercedes dhe Ferrari, teksa mendon se Red Bull nuk mund të jetë pretendent kryesor për të luftuar për titullin kampion këtë vit.

I pyetur për ardhjen e mundshme të Ricciardo te Ferrari, Vettel u përgjigj: “Ne kemi garuar vetëm një vit së bashku edhe pse unë e njihja më përpara. Kemi punuar vetëm një vit, i cili nuk ishte shumë i mirë për mua, kurse për atë po. Unë nuk do ta kisha problem nëse do të punoja sërish me të në të ardhmen, por nuk e di se cilat janë planet e tij. Mendoj se ai ka disa alternativa dhe nuk mendoj se do të nxitohet për të vendosur. Jam i bindur se do të marrë më të mirën, por nuk e di çfarë synimesh ka dhe çfarë ai dëshiron. Gjithsesi unë nuk do ta kisha problem.” 

Related posts

KORONAVIRUSI/ Të gjitha garat pa tifozë, Formula 1 drejt vendimit ekstrem

Delo.autor

Vettel tundohet nga Formula E: Do ta provoja një ditë

Sadik.Autor

SPEKTAKOLARE/ Vettel triumfon në Silverstone, në podium edhe Hamilton e Raikkonen

Isa.Autor

Leave a Comment