MMA

Alvarez vijon stërvitjen: Do të jem në ring më 5 maj ndaj Golovkin

Edhe pse i pezulluar përkohësisht nga të gjitha duelet deri më datën 10 prill, boksieri meksikan Saul “Canelo” Alkvarez vazhdon përgatitjet dhe shpreson të jetë në ring me 5 maj, në duelin për titujt kampionë bote të peshës së mesme që do të zhvillojë ndaj kazakut Gennady Golovkin.

Boksieri meksikan u pezullua përkohësisht deri më 10 prill nga Komisioni i Sportit në Nevada pasi doli pozitiv me clebunterol, ndërkohë që sfida e tij me Golovkin mbetet në dilemë. Por Alvarez vazhdon të stërvitet në ring, duket në formë të mirë dhe aspak i frikësuar nga ideja se mund të dënohet më rëndë. Përkundrazi, ai beson se do ta zhvillojë atë duel, ndaj dhe vazhdon të stërvitet.

Po kaloj orë të tëra në palestër dhe në ring për të qenë gati për sfidën, për të qenë gati për duelin e 5 majit. Dua të jem në 100% të formës në atë ditë, pasi jam i sigurt se pezullimi do të hiqet dhe gjithçka do të sqarohet, ndaj nuk dua t’i lë asgjë rastësisë.

Gjithë ky keqkuptim i ardhur nga përdorimi i mishit të infektuar do të sqarohet”, u shpreh sot për mediat boksieri meksikan, që pavarësisht dëshirës së tij për të qenë në ring rrezikon deri në 6 muaj pezullim për përdorim doping. Sfida e parë mes dy boksierëve, zhvilluar në shtator të vitit të kaluar u mbyll në barazim, ndah dhe Golovkin dhe Alvarez vendosën të zhvillojnë revanshin më 5 maj.

Related posts

NUK KURSEN POLEMIKAT DHE AKUZON KHABIB/ McGregor: Ke dhjerë tërë jetën ndaj tyre

Delo.autor

Joshua gati për një duel në UFC: Është një biznes i mirë

Sadik.Autor

Namajunas: Tregova që jam më e mira, titulli mbetet i imi

Sadik.Autor

Leave a Comment