Futboll La Liga

Valverde: Messi? E vetmja gjë që mund të bëjmë është të shpresojmë

“Jam i qetë, sepse Leo Messi është shumë mirë, por nuk dimë akoma asgjë, të paktën deri kur të kthehet nesër”. Këto kanë qenë fjalët e Ernesto Valverde, trajneri i Barcelona-s, në lidhje me gjendjen e argjentinasit, i cili nuk ka luajtur në asnjë nga dy miqësoret e Argjentinës për shkak të një problemi muskulor.

Valverde ka kujtuar se “Messi e ka mbyllur mirë ndeshjen e fundit, kundër Bilbao-s. Është e vërtetë, – ka shpjeguar ai, – se ka pasur një problem të vogël, por asgjë me rëndësi. Nuk e di akoma se arë do të bëjmë, mendojmë dhe shpresojmë që të mos jetë asgjë me rëndësi. Nuk do të shqetësohemi para se mjekët tanë ta vizitojnë”.

Në vazhdim, Valverde ka shpjeguar se Ter Stegen ndodhet në të njëjtën situatë si Messi dhe, deri në momentin që nuk do të vizitohet nga mjekët, nuk do të njihet gjendja e gjurit të tij.

Related posts

ISH-PRESIDENTI I BARCELONËS/ Akuza e Sandro Rosell: Është shumë e dhimbshme të qendroj…

Delo.autor

Lojtari i Anglisë me çorape me vrimë në ndeshjen kundër Belgjikës, “plas” gallata në internet

Isa.Autor

BOTA E FUTBOLLIT NË ZI/ 1 minutë heshtje tek Barcelona për Maradonën, por shikoni sa keq e përjeton Messi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment