Futboll

Talenti i Ajax Matthijs de Ligt kapet mat në Barcelonë

Shtohen zërat e merkatos për Matthijs de Ligt, për kalimin e tij te Barcelona. Kjo pasi talenti i Ajax është parë së fundmi në qytetin e Katalonjës, së bashku me disa miq të tij. Lojtari i Kombëtares së Holandës luajti në humbjen minimale 1-0 që Tulipanët pësuan ndaj Anglisë ditën e Premte.

Ai gjithashtu e nisi si titullar takimin ndaj Portugalisë, ku kombëtarja e drejtuar nga Ronald Koeman triumfoi me rezultatin 3-0, në sfidën e së Hënës. Dhe sipas mediave në Spanjë, lojtari konsiderohet si një nga synimet e ardhshëm në merkato.

Gjithsesi sipas “Mundo Deportivo”, De Ligt ndodhet në Barcelonë thjesht për të shijuar qytetin përpara se të kthehet në Amsterdam, për të rinisur Eredivisie me Ajax, në këtë fundjavë. Po sipas Mundo në fakt lojtari gjatë kësaj periudhe qëndrimi nuk ka pasur ndonjë takim me përfaqësues të klubit blaugrana.

Megjithatë Ligt, duket se nuk është vetëm në orbitën e Barcelonës, por të skuadrave të tjera, siç është Juventusi edhe pse për momentin gjithçka mbetet në kuadër të zërave jo zyrtarë.

Por Barcelona mund të ndjekë me De Ligt, të njëjtën strategji siç po ndjek edhe me Athur Melo të Gremio. Nga ana tjetër edhe Justin Kluivert, që është djali i legjendës së Holandës, Patrick, ndodhet po në Barcelonë.

Edhe në këtë rast nuk ka indicje të qarta nëse bëhet fjalë për një udhëtim pune apo edhe Kluivert ashtu si Kluivert thjesht po shijon disa ditë qytetin e bukur të Barcelonës, apo bëhet fjalë për disa sinjale se këta dy lojtarë mund të jenë blerjet e ardhshme të klubit katalanas. Për këtë duhet pritur merkato e verës.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Nga “Los Blancos” në “Men in Black”, zbulohet arsyeja e uniformës së Realit

Sadik.Autor

NË KRYE TË LISTËS PËR MERKATON E VERËS/ Gjigandi turk shfaq interes për mesfushorin e Kombëtares

Delo.autor

“Më çoni në stadiumin e ri, ta shoh përpara se të vdes”, dëshira e realizuar 93 vjeç (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment