Futboll La Liga

Asensio kërcënon të largohet nga Real, nëse blihet Neymar

Marco Asensio ka kërcënuar Real Madrid me largim, nëse këta të fundit blejnë Neymar. Ylli i “Los Blancos” ka shumë klube që interesohen për të, kryesisht nga Premier League. 22-vjeçari nuk ka gjetur shumë hapësira në formacionin titullar, në këtë sezon. United, City, Liverpool dhe Chelsea janë gati të vihen në lëvizje dhe të shfrytëzojnë pakënaqësitë e fantazistit.

Largimi i tij nga gjigantët e Spanjës nuk mund të përjashtohet, nëse Neymar do të bashkohet me madrilenët pas një viti të kaluar në Francë. Sipas spanjollet “Don Balon”, Asensio i ka bërë të ditur presidentit Florentino Perez se do t’i japë fund aventurës madrilene, nëse Neymar do të transferohet në “Bernabeu”.

Ndërkohë, sipas shtypit anglez, Pep Guardiola është gati t’i garantojë atij një vend si titullar te City. Ndërsa United mund ta përfshijë Asensio në operacionin De Gea, me këtë të fundit që është një nga objektivat e Real Madrid për sezonin e ardhshëm.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, është në kërkim të zëvendësuesit të Coutinho-s, por edhe Chelsea do të ishte gati të bënte gjithçka ishte e mundur për ta marrë yllin e Real në “Stamford Bridge”. Morata dhe Fabregas mund t’i ndihmojnë “Blutë” në arritjen e objektivit.

Related posts

Chelsea bën “prapa-kthehu”/ Sarri nuk do të largojë kampionin e botës

Isa.Autor

RONALDO APO MESSI, KUSH ËSHTË MË I FORTI? Allegri: Për mua më i FORTI i të gjitha kohërave është…

Delo.autor

MESSI DHUROI NJË TJETËR SPEKTAKËL NË INTER MIAMI/ 2 gola dhe asist në fitoren me “poker”

F.autor

Leave a Comment