Futboll Ligue 1

Neymar e paralajmëron Real Madridin: Do t’ju mposhtim dhe do të bëjmë histori

Neymar është në Doha me skuadrën e tij Paris Saint-Germain, nga ku ka folur për ndeshjen e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Braziliani e ka paralajmëruar Realin se PSG-ja është në gjendje ta mposhtë atë.

“E dimë se është ndeshje e koklavitur, kundër një skuadre që ka vite që luan bashkë dhe gjithmonë aspiron të fitojë”, ka thënë Neymar.

Braziliani i ardhur në PSG nga Barcelona beson se skuadra parisiene mund të bëjë histori.

“Ne mund t’i mposhtim ata, mund të bëjmë histori dhe jemi këtu pikërisht për këtë, për të luajtur futboll dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar”, ka shtuar ai.

Related posts

Shifra të realizueshme, Milan gati të marrë yllin e Napolit

Sadik.Autor

ËSHTË MË I MIRI NË BOTË/ Sarri kryqëzon yllin e vet për humbjen me Tottenham, dorëzohet për…

Isa.Autor

MERKATO NUK ËSHTË MBYLLUR/ Sampdoria “prezanton” SERGIO RAMOSIN (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment