Champions League Futboll

Nga penalltitë e Steauas te kapitullimi në Romë, netët e zeza të Barçës në Europë

Humbja 3-0 e pësuar nga Barcelona në fushën e Roma-s është bërë pjesë e listës së netëve të zeza të katalanasve, të cilët nuk kanë arritur të mbrojnë fitoren 4-1 të arritur në shtëpi kundër verdhekuqve.

Ka qenë hera e parë që ata kanë shpërdoruar një avantazh prej tre golash në Europë dhe hera e fundit që kanë provuar një zhgënjimi të ngjashëm ka qenë në sezonin 1984-85, kur janë mundur 4-1 nga Metz pasi kishin fituar 4-2 në shtëpi. Një vit para atij, Manchester United përmbysi një humbje 2-0 të pësuar në “Camp Nou” duke fituar 3-0 në shtëpi.

Një tjetër natë e famshme dhe e zezë për Barcelona-n ka qenë ajo e humbjes së pësuar në finalen e ish-Kupës së Kampionëve kundër Steauas së Bukureshtit në 1986-ën. Ndeshja ka shkuar me penallti dhe Barcelona nuk arriti të shënonte asnjë, duke i dhuruar fitoren rumunëve.
Në vazhdim, pas triumfit të 1992-it në Kupën e Kampionëve nën drejtimin e Johan Cruyff, dy vite më pas, gjithmonë me holandezin si trajnerin, ata janë tronditur në finalen e Athinës nga Milan-i i Capello-s, që fitoi 4-0.

Edhe Real Madrid ka eliminuar Barcelona-n në gjysmëfinalet e Champions League në vitin e kupës numër 9. Zidane dhe McManaman i dhuruan fitoren 2-0 madrilenëve në “Camp Nou”, ndjesa ndeshja e kthimit u mbyll 1-1. Në sezonin 2012-13, Barça u përball me Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions League dhe, pas fitores 4-0 në shtëpi, gjermanët fituan 3-0 në Spanjë.

Katastrofa e fundit është e freskët dhe nuk ka nevojë për përshkrime, edhe pse është e vështirë të përshkruhet me fjalë mrekullia e realizuar nga Roma në “Olimpico”, ashtu siç është e vështirë të përshkruhet paraqitja zhgënjyese e Messi-t me shokë. Nga ana tjetër, ndeshja e “Olimpico”-s është arsyeja pse ne adhurojmë sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti. Çdo ëndërr është e mundur në një fushë të blertë.

Related posts

E BUJSHME/ Shkëlqeu te Vitese, Çelsi i ofron kontratë 5-vjeçare Armando Brojës

Delo.autor

SUKSESI NDAJ HOLANDËS/ Acerbi: Nuk ishte e lehtë, Italia u përball me një ekip të fortë

F.autor

EURO 2020/ Pavarësisht mungesave, Gjermania ia del ndaj Irlandës së Veriut

Delo.autor

Leave a Comment