Futboll Seria A

Inter, Asamoah nënshkruan për tre vitet e ardhshme

Kwadwo Asamoah mund të konsiderohet një lojtar i Inter, që e ka bindur me një kontratë 3-vjeçare. Mbrojtësi i krahut e kishte drejt skadencës kontratën me bardhezinjtë dhe për të kishte nisur një ankand mes Inter, Napoli dhe Galatasaray.

Në një moment, sipas shtypit anglez, në garë është futur edhe Chelsea, por që është tërhequr për shkak të dyshimeve në lidhje me të ardhmen e Antonio Conte. Kështu, Ausilio ka përforcuar akoma më shumë mbrojtjen për sezonin e ardhshëm, me De Vrij do të jetë në krah të ganezit.

Edhe mbrojtësi i Lazio-s do të zbarkojë në Milano me kosto zero. Asamoah ka fituar 5 tituj radhazi në Serinë A me Juventus dhe në fundin e këtij sezoni mund të vijë edhe i gjashti.

Related posts

BALOTELLI sërish tek INTERI/ Sulmuesi jep një PËRGJIGJE të PAPRITUR

Isa.Autor

DOUGLAS COSTA ZIHET NGUSHT/ Sulmuesi tregon dallimin ndërmjet Ronaldos dhe Lewandowskit

Delo.autor

Penalltia e Realit përçan legjendat, nga Xherrard te Vieri e Ferdinand, ja ç’thonë ish-futbollistët

Sadik.Autor

Leave a Comment