Futboll

Mourinho sulmon kritikët: Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit

Jose Mourinho ka kritikuar kritikët që nuk e kanë pëlqyer mënyrën se si United ka marrë rezultatin pozitiv ndaj Liverpool pasditen e së shtunës.

Manchester United ka ruajtur vendin e dytë pas fitores 2-1 ndaj Liverpool në Old Trafford, me dy golat e shënuar në pjesën e parë nga Rashford.

“Nëse njerëzit mendojnë se nuk e meritojmë, nuk më intereson,” shprehet Mourinho pas ndeshjes.

“Më kanë lodhur këto gjëra, kemi një tjetër ndeshje të martën. Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit. Djemtë janë të lumtur, po ashtu edhe unë.

“United luajti mirë në pjesën e parë, ndërsa Liverpool në të dytën.

“Në pjesën e dytë, ishte Liverpool që kontrolloi topin, ndërsa ne kontrolluam ndeshjen pa pasur topin në zotërim.

 “Ndaj Liverpool nëse luan keq kur ke topin në zotërim mund ta pësosh keq.

“Ekipi im ishte gjithmonë në kontroll. Edhe në goditjet standarde, korne, situata të rrezikshme ne vazhduam të ishim në kontroll dhe mendoj se e merituam fitoren.”

Related posts

Në televizionin e Iranit censurohet gjyqtarja e Bundesligës, Bibiana Steinhaus

Sadik.Autor

PAMJE PREKËSE/ Disa shtete festojnë ditën e nënave, Napoli bën dedikimin e madh në rrjetet sociale (VIDEO)

Delo.autor

Di Biagio nuk e përjashton rikthimin e Balotelli-t në kombëtare

Q.Autor

Leave a Comment