Futboll

Skënderbeu, sfida e vetme drejt titullit mbetet përqëndrimi

Pesë fitore për të siguruar matematikisht titullin kampion. Kaq do t’i mjaftonte Skënderbeut në dhjetë javët e mbetura të Kategorisë Superiore, bazuar në diferencën aktuale nga Kukësi i vendit të dytë. Objektivi duket lehtësisht i arritshëm për atë që korçarët kanë treguar në këtë edicion, ku kanë dominuar në të gjitha drejtimet, duke shfaqur diferencë të dukshme nga rivalët.

Në datën më të afërt festa e titullit mund të vijë në javën e fundit të prillit, në ndeshjen në shtëpi përballë Kukësit. Skenar që do të ishte ideali, duke goditur me një gurë, dy zogj. Shkurorëzim i kampionëve në fuqi dhe fitimi i kampionatit si një formë hakmarrje sportive, për finalen e sezonit të kaluar të humbur mes polemikave.

Por, me futbollin që mbetet i vështirë të parashikohet, përcaktimi i një date të saktë për suksesin mbetet praktikisht i pamundur. Festa mund të vijë më shpejt nëse rivalët kanë ecuri negative, ose më vonë nëse Skënderbeu humbet përqendrimin.Pikërisht kjo e fundit është edhe sfida më e madhe e trajnerit Ilir Daja. Ruajtja e përqendrimit dhe e motivimit bëhet e vështirë kur skuadra është kaq pranë titullit dhe mbi të gjitha duket se nuk ka rivalë. Sfida e parë e këtij lloji nga pesë finalet e mbetura është ajo e së shtunës në Shkodër me Vllazninë.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Zvicra publikon listën e lojtarëve për Kualifikueset “Euro2020”, ja shqiptarët e ftuar (FOTO)

Delo.autor

NGA ANCELOTTI TEK MOURINHO/ Ish-mbrojtësi Cole: Ja çfarë kam mësuar nga këta trajnerë

Delo.autor

5 FITORE RADHAZI/ Juve në zonën Champions, Allegri: Napoli nuk mund të fitojë gjithnjë

F.autor

Leave a Comment