Futboll Seria A

Arsenali përgatit ofertë prej 40 milionë euro për mbrojtësin e Juventusit

Arsenali e ka përgatitur një ofertë në vlerë 40 milionë euro për qendërmbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani.

Sipas Calciomercato.com dhe Mundo Deportivos, Arsenali është i gatshëm ta sjellë Ruganin në “Emirates” për ta forcuar mbrojtjen, e cila ka qenë në qendër të kritikave këtë sezon.

Sipas Calciomercato.com është e vështirë por jo edhe e pamundur për 23-vjeçarin që të largohet nga Juventusi muajin e ardhshëm.

Rugani ka bërë 12 paraqitje për “Zonjën e vjetër” në sezonin 2017-18 deri më sot, por para tij preferohen Medhi Benatia, Giorgio Chiellini dhe Andrea Barzagli nga Allegri dhe në të ardhmen mund të përballet me konkurrencë edhe nga Benedikt Howedes dhe nga Mattia Caldara nga sezoni i ardhshëm.

Related posts

(FOTO) Karikatura e ditës/ Liverpooli s’ka nevojë për Coutinhon

Q.Autor

Ministri serb kujton Vokrrin: Ishe vëlla i ndershëm, mik dhe njeri i mirë

Sadik.Autor

MIQËSORJA ME ITALINË/ Trajneri Alban Bushi grumbullon dy futbollistë të rinj

Isa.Autor

Leave a Comment