Futboll

Përjashtimi i Skënderbeut, ja skenarët e mundshëm për Europën

Vendimi drastik i UEFA-s për dënimin e Skënderbeut hap skenare të reja në Kategorinë Superiore sa i përket garës për titullin kampion dhe luftën për vendet që të çojnë në Champions League dhe Europa League.

Renditja në Kategorinë Superiore është shumë e ngjeshur nga vendi i dytë që mbahet aktualisht nga Kukësi me 45 pikë dhe deri te Kamza që ka 34 pikë dhe që ndodhet në vendin e 7 me 34 pikë. Jo pak, por janë 6 skuadra që garojnë për katër vende në Europë.

Duke u bazuar në vendimin e marrë në qershor të vitit 2016, kujtojmë se Skënderbeu u zëvendësua nga Partizani në ndeshjet e Champions League dhe Tirana që atë vit kishte mbetur pa Europë, u shpërblye edhe pse nuk luajti për shkak se vendimi nga Disiplinori i UEFA-s u dha me vonesë, ku ishin luajtur ndeshjet e para në eliminatoret e Champions dhe Europa League.

Edhe sot Skënderbeu është në gjyq për titullin e hequr të vitit 2016, ndërsa e njëjta gjë do të ndodhë edhe këtë vit nëse CAS-i nuk i jep të drejtë skuadrës korçare në rast se ka apeluar vendimin e marrë nga Komisioni Etik dhe Disiplinor në UEFA.

Duke marrë parasysh kohën që UEFA ka në dispozicion për të marrë vendimin, çdo gjë tashmë mund të jetë e qartë. Nga Kukësi i vendit të dytë e deri te Kamza në vendin e shtatë do të luajnë për një vend në Europë.

Do të ketë patjetër garë mes skuadrave për të marrë vendin e dytë në tabelën e renditjes, për shkak se ky pozicion do të shkojë në eliminatoret e Champions League, ashtu siç ndodhi dy vite më parë. Ndërsa vendi i tretë dhe i katërt do të marrin pjesë në Europa League. Por, nëse Kupën e Shqipërisë e fiton Laçi, Kukësi apo Flamurtari, atëherë vendi i pestë në tabelë do të luajë në Europa League.

Kështu, diferenca 11 pikë mes vendit të dytë dhe atij të shtatë mund të sjellë shumë garë në kampionat në 10 javët e mbetura të sezonit. Matematikisht, por edhe teorikisht këto skuadra do të luftojnë për Europën.

Mbijetesa- Në rast se vendimi do të jetë i pandryshuar, UEFA mund t’i kërkojë FSHF-së që të ekzekutojë vendimin në mënyrën më të përpiktë. Që do të thotë se Skënderbeu mund të ndëshkohet me rënien nga kategoria. Kjo do të sjellë që lufta për mbijetesën mes Teutës dhe Vllaznisë të marrë një tjetër drejtim, pasi do të sigurojnë qëndrimin në elitë sepse Skënderbeu mund të shoqërojë Lushnjen

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS ME KUKËSIN/ Trajneri Gega: Zbori i kombëtares është pozitiv, ata kanë marrë…

Delo.autor

Pesë ndeshjet e Superligës, ja përballjet kryesore!

Q.Autor

KËRKON HAPIN E MADH NË KARRIERË/ Mbrojtësi i Besës në provë te skuadra e njohur kroate

Delo.autor

Leave a Comment