Futboll

Reagon Mirel Josa për dënimin e Skënderbeun: Ndihem shumë, shumë keq për këtë lajm. Vërtet jam i shokuar dhe nuk kam koment

Mirel Josa, trajneri i Prishtinës, është shprehur i shokuar me vendimin e UEFA-s, sipas së cilit skuadra e Skënderbeut është pezulluar për dhjetë vjet pjesëmarrje në garat evropiane, ndërsa është dënuar edhe me një milion euro. “Ndihem shumë, shumë keq për këtë lajm. Vërtet jam i shokuar dhe nuk kam koment”, ka thënë Josa për Insporti.com.

Mirel Josa

Ai më herët ka qenë trajner i Skënderbeut, skuadër me të cilën ka pasur shumë suksese. “Ka dy vjet që jam shkëputur me Skënderbeun. Sidoqoftë, ky lajm është shumë i keq. Nëse UEFA vërtet ka fakte për ato që i ka thënë, atëherë duhet shikuar kush janë ata njerëz që kanë vepruar kundërligjshëm”, ka shtuar Josa. Ai deklaron se dënimi i skuadrës shqiptare është goditje e rëndë për futbollin. “Kjo është një gjë shumë e keqe për futbollin në përgjithësi, e për futbollin shqiptar në veçanti”, është shprehur Josa.

Në raportet e mëparshme të UEFA-s ishte përmendur edhe emri i tij, por për Insportin, Josa ka thënë se ndihet plotësisht i pastër dhe nuk brengoset fare çfarë shkruhet në medie.

Related posts

“GARDIANI” I DYTË I CITYT/ Pep Guardiola vendos të shpërblejë portierin kosovar

Delo.autor

GODITJA BOMBË/ Ish-ylli i MILANIT shënon një SUPERGOL, E HEDH portierin në TOKË (VIDEO)

Isa.Autor

Arsenal “zgjohet” në fund, Aubameyang dhe Lacazette “fundosin” Stoke City

Sadik.Autor

Leave a Comment