Futboll

FSHF reagon për dënimin e Skënderbeut dhe pret apelimin

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar për çështjen e dënimit të Skënderbeut. Vendimi i marrë më 21 mars dhe i bërë publik ditën e sotme është i dyti për klubin korçar brenda pak vitesh. Këtë herë më i rëndë se i pari, ndërkohë që sipas deklaratës së FSHF-së, duhet të presim vendimin përfundimtar për çështjen në fjalë. Për këtë arsye, edhe FSHF sipas deklaratës tregon se nuk mund të marrë një vendim për këtë situatë përderisa situata nuk është e formës së prerë.

“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije opinionin publik se UEFA ka vënë në dijeni sot FSHF për vendimin e marrë nga ana e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë saj, për çështjen ‘Skënderbeu’”.

“Sipas vendimit të marrë, ky Komision ka dënuar skuadrën e KF Skënderbeu me 10 vjet mospjesëmarrje në kompeticionet europiane të futbollit, shoqëruar me një sanksionin financiar prej 1 mln euro”.

“Ky vendim është i apelueshëm. FSHF e konsideron këtë një lajm të keq për futbollin shqiptar, megjithëse ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi do të kalojë edhe në shkallë të tjera të gjykimit”.

“FSHF mbështet çdo vendim që i shërben integritetit të lojës dhe Fair-Play-t!”, thuhet në deklaratën e FSHF-së në lidhje me vendimin e pashembullt kundër Skënderbeut nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA.

Related posts

Mjeku i Napoli-t: Dua të sqaroj se ai nuk ka probleme mendore

Q.Autor

GJESTI I MADH/ Futbollistët e ekipit anglez: Me rrogën tonë paguani punëtorët e klubit!

Delo.autor

“LUFTA NË UKRAINË NA KA TRONDITUR”/ Nagelsmann: Nuk është e lehtë për të folur për futboll në një kohë të tillë

Delo.autor

Leave a Comment