Futboll Ligue 1

Nuk ka më dyshime, tashmë ekziston një datë rikthimi për Neymar

Ndodh krejt e kundërta e asaj që ishte menduar kur braziliani u dëmtua gjatë ndeshjes së luajtur mes PSG-se dhe Marseille-s, Neymar mund të veshë fanellën e parisienëve para mbylljes së sezonit.

Sipas një shkrimi të medias braziliane “UOL Esporte”, ylli i “Seleçao” dhe ekipit të PSG do të kthehet në kryeqytetin francez në mesin e muajit prill. Neymar është duke u rikuperuar në kohë të shpejtë për t’u rikthyer në fushë para afatit të paracaktuar. Dëshira e lojtarit është që të luajë disa ndeshje para se të mbyllet kampionati francez në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjet e Botërorit të Rusisë.

Në këtë mënyrë, Neymar do të provojë që të hyjë në dinamikën e grupit në mesin e muajit prill për të parë se si ka shkuar rikuperimi i frakturës që pësoi. Nëse gjithçka përfundon në këtë mënyrë, atëherë procesi do të jetë më i shkurtër nga çfarë është spekuluar nga mediat në mbarë botën.

Mesfushori brazilian që është ylli i PSG-së mund të rikthehet në terrenin e lojës përfundimisht në fillimin e muajit maj, data në të cilat Unai Emery do të luajë ndeshjet e fundit në kampionat. Një tjetër përballje e madhe që ka mbetur për t’u luajtur për PSG-në është finalja e Kupës së Francës, në të cilën aktualisht ata janë në gjysmëfinale ku do të përballen me Caen.

Data e finales së Kupës është përcaktuar, gjithashtu dhe stadiumi, i cili do të jetë Parc des Princes, ndeshje në të cilën braziliani mund të rikthehet që të luajë në fushën e lojës për të zhvilluar ndeshjen më të rëndësishme. Nuk përjashtohet mundësia që mesfushori brazilian të jetë në fushë për PSG-në që në takimin kundër Amiens, që do të luhet dy ditë para Kupës së Francës. Është e qartë se kur do të shohim sërish Neymar-in që të luajë sërish për PSG-në.

Related posts

SHQIPONJË edhe në SERBI/ Shorti i rezervon SHAQIRIT një vizitë në… “FERR”

Isa.Autor

(VIDEO) Atletico Madrid gjen golin e barazimit, Griezmann i jashtëzakonshëm

Q.Autor

NDESHJA NDAJ UELLSIT/ Ja formacioni zyrtar i Shqipërisë

Delo.autor

Leave a Comment