Futboll Seria A

Një tjetër problem, Kamorra ndikon në merkaton e Napolit

Napoli nuk ka arritur që të bëjë një goditje në merkato për shkak të kamorristëve. Akuza e fortë vjen nga Holanda, ku e përditshmja “De Telegraaf” ka shkruar se futbollisti Amin Younes vendosi që të mos transferohej te të kaltrit, pas takimit që pati me disa mafiozë të qytetit.

Ai ndodhej në Napoli në janarin e shkuar dhe u shokua nga ai takim me kamorristët dhe nuk u mor fare me bisedimet për të firmosur me ekipin italian e për të nisur një aventurë të re në Serie A. Menjëherë ai bëri gati valixhet dhe u nis drejt Holandës, për të vazhduar aventurën me Ajax.

As qyteti nuk i pëlqeu, dhe e quajti atë të pazhvilluar, ndërkohë që edhe takimi me presidentin Maurizio Sarri shkoi keq. Tekniku italian nuk i garantoi futbollistit gjerman një vend titullari. Pikërisht nga kjo, ai vendosi të vazhdonte karrierën e tij në skuadrën aktuale, atë të Ajax-it. 4

Gazetari që shkroi artikullin Mike Verweij sqaroi se ai kishte tentuar të fliste me futbollistin, por ky i fundit nuk kishte pranuar, madje e kishte bllokuar edhe në Whatsapp. Në të tillë situatë, ai komunikoi ke njerëzit afër tij dhe nga pas bisedimeve mes tyre arriti këtë përfundim.

Related posts

DREJTIMI I MANCHESTERIT/ Flet Gigs: Mourinho është ai person që duhet të…

Isa.Autor

Monaco fiton garën më gjigandët e Europës, firmos me super-talentin e kombëtares Belge

Sadik.Autor

SERIE A/ Përfundojnë takimet, Atalanta e Berishës mposhtet nga Cagliari. REZULTATET

Q.Autor

Leave a Comment