Futboll Seria A

Rikuperohet Giorgio Chiellini, gati për Milanin dhe Realin

Giorgio Chiellini është gati për Milanin dhe do të zbresë nga minuta e parë edhe kundër Real Madridit në Champions League.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri doli para mediave për të shpjeguar një pjesë të zgjidhjeve të tij për superndeshjen e kësaj të shtune ndaj Milanit.

Ai premtoi mes të tjerave se do të hedhë në fushë Chiellinin nga minuta e parë, ndërsa nënvizoi se do të bëjnë hapat me radhë, në fillim Serie A dhe më pas do të mendohet për Championsin dhe Realin e Madridit.

“Chiellini është në gjendje të mirë dhe do të luajë, ndërsa Cuadrado do ta nisë nga stoli. Po i rikuperojmë thuajse të gjithë futbollistët në një muaj, ndaj dhe kemi ambicien maksimale deri më 27 maj”, tha Allegri.

“Tani, përballë është Milani dhe janë 7 ndeshje deri në përballjen e drejtpërdrejtë me Napolin. Jemi ende të pakënaqur për dy pikët që lamë kundër Spalit”, u shpreh trajneri Allegri.

“Milani, në 10 ndeshjet e fundit ka marrë 8 fitore dhe dy barazime. Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar, ashtu siç i ka hije një përballjeje Juventus-Milan. Për Realin e Madridit do të nisim të mendojmë që nga e hëna”, tha më tej trajneri i kampionëve të Italisë.

Related posts

DEBUTIM ËNDRRASH PËR BELLINGHAM/ Gol që në start, Ancelotti e përkëdhel: Është i jashtëzakonshëm

F.autor

INTER PEZULLON KONTAKTET ME PSG/ Ja oferta zyrtare nga Anglia për Ivan Perisic…

Delo.autor

ZV. PRESIDENTI I INTERIT/ Javier Zanneti: Ndeshja e kthimit në “San Siro” është një…

Delo.autor

Leave a Comment