Futboll Seria A

Sassuolo-Napoli, “Axurrët” luajnë për të rimarrë kreun

Napoli do të ketë mundësinë të rimarrë kreun e renditjes pasditen e së shtunës kur të luajnë kundër Sassuolo-s në transfertë. Do të ishte një kryesim i përkohshëm, gjithmonë në rast se lojtarët e Sarri-t arrijnë të fitojnë, sepse Juventus, që mban vendin e parë me një avantazh prej dy pikësh ndaj napolitanëve, do të luajë në mbrëmje kundër Milan-it.

Napolitanët kanë ecurinë më të mirë në ndeshjet e kampionatit të luajtura në transfertë, duke marrë 12 fitore deri tani. Në fakt, ata nuk kanë humbur akoma asnjë takim larg shtëpisë. Për sa i takon vendasve, ata kanë mundur Udinese-n në javën e fundit të kampionatit dhe kanë arritur të marrin fitoren e parë të 2018-ës.

Gjithsesi, ata kanë pasur shumë vështirësi qëkur Di Francesco është larguar për të marrë drejtimin e Roma-s dhe nuk kanë fituar asnjë nga pesë ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në shtëpi. Ndërkohë, Napoli nuk ka pësuar asnjë humbje në 27 ndeshjet e fundit që ka luajtur në transfertë dhe nuk ka pësuar gol në 5 takimet e fundit të luajtur larg “San Paolo”-s. Gjithashtu, Sassuolo ka fituar vetëm një ndeshje të Serisë A kundër Napoli-t.

Related posts

DEL FOTO! Presidenti i Juventusit takohet me Sarrin dhe jep ultimatumin për…

F.autor

MESSI KAMPION BOTE ME ARGJENTINËN? Shpërthejnë mediat franceze: Ka prova, Infantino do t’ia japë atij

F.autor

MELO BËHET SËRISH ÇËSHTJE/ Titullari i Partizanit thuajse me “valixhe në duar” në fund të…

Delo.autor

Leave a Comment