Futboll Seria A

Nuk ka “paqe” për Allegri, dëmtohet sulmuesi, mungon ndaj Milan…

Nuk ka paqe për Massimiliano Allegri. I riaftësuar (do të jetë në stol) Cuadrado, vjen një mungesë e minutës së fundit, Mario Mandzukic, i cili është dëmtuar në stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes kundër Milan. Do të mungojnë edhe Alex Sandro dhe Bernardeschi, i cili gjithsesi është shumë pranë rikthimit.

Kësisoj, kundër Milan ka të ngjarë të zbresë në fushë një formacion i ngjashëm me atë që luajti dhe fitoi në fushën e Napoli: Marchisio në krah të Pjanic, Douglas Costa djathtas dhe Matuidi që do të bëj dy role njëkohësisht nga e majta. Nga ana tjetër te Milan është e sigurt mungesa Andrea Conti, i cili do të operohet sërish. Eshtë riaftësuar Calabria, ndërsa Romagnoli është “ok” dhe do të nisë ndeshjen nga minuta e parë. Në sulm rriten kuotat e Andre Silva, edhe pse në formacion pritet të jetë Cutrone.

Serie A: le formazioni in tempo reale

Related posts

Mattia Perin shkon drejt Juventusit për 15 milionë euro

Sadik.Autor

BËN GODITJEN NË FUND TË MERKATOS/ Manchester United arrin marrëveshjen me objektivin…

Delo.autor

Letra e sinqertë e ‘La Gazzetta’ për Buffon: Gigi, kërkoni falje…

Sadik.Autor

Leave a Comment