Futboll Sport

KTHEHET SUPERIORJA/ Në fushë zbresin sot dy skuadra që kanë nevojë për pikë

Kategoria Superiore kthehet sot në fushën e lojës me ndeshjet e javës së katërt. Në fakt, luhet vetëm një e tillë, sfida mes Erzenit dhe Dinamos në Rrogozhinë që nis në orën 16:00.

Të dy skuadrat kanë nevojë për pikë, pasi gjenden në pjesën e poshtme të klasifikimit Erzeni nuk ka shijuar ende fitoren e parë të këtij sezoni, ndonëse ka siguruar dy pikë në takimet e mëparshme, teksa u mund në javën e tretë nga Egnatia me rezultatin 4-3.

Ndërkohë, Dinamo siguroi tre pikët e para duke fituar 2-1 ndaj Kukësit, për t’i dhënë pak më shumë qetësi Di Biaxhos i cili u emërua me shumë eufori në drejtimin e bluve, por po përballej me mungesën e rezultateve në startin e edicionit./Panorama Sport

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Napoli, nis pjesa e dytë. Rezultati 2-0

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Qendërmbrojtësit nderojnë “Topçinjtë”, Napoli nuk e diskuton kualifikimin

Delo.autor

E çuditshme/ Nuk njeh golin e Ronaldos, kompania e basteve rimburson ata që e vendosën 0-3 ndeshjen Real- Juve

Sadik.Autor

Leave a Comment